Shirokë, s’u pajtuan për 25 euro, gruaja e rrahu burrin me “reshov” e bisht fshese

23.03.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin viktimën mashkull kosovar. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 21:30 në fshatin Shirokë të Suharekës. 45 vjeçarit me inicialet N.R nga fshati Shirokë gruaja e […]

Shirokë, s’u pajtuan për 25 euro, gruaja e rrahu burrin me “reshov” e bisht fshese Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin viktimën mashkull kosovar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 21:30 në fshatin Shirokë të Suharekës.

45 vjeçarit me inicialet N.R nga fshati Shirokë gruaja e tij ia shkaktoi një plagë në kokë.

N.R për KlanKosova ka thënë se arsyeja e sulmit ndaj tij është se kishin pasur një debat për harxhimin e 25 eurove, e ky debat nisi pasi që kushtet financiare në familje janë të rënda.

Bashkëshortja 38 vjeçare, fillimisht burrin e goditi me bisht të fshesës e më pas edhe me furnelë, ndryshe njihet me emrin sllav, reshov.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, e dyshuara femër kosovare me vendim të prokurorit pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

“Suharekë, 22.03.2022. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur nga PK-ja.