QKMF-Suharekë nesër nuk ofron shërbime shëndetësore në njësinë e gjinekologjisë, i bartë në Spitalin e Prizrenit

02.09.2022

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nesër me datë 3 shtator nuk ofrojnë shërbimeve shëndetësore në njësinë e gjinekologjisë. Shërbimet në këtë njësi nuk do të ofrohen për shkak të renovimit dhe sanimit të dyshemesë. Të gjitha shërbimet shëndetësore gjinekologjike (vizita, lindje) janë […]

QKMF-Suharekë nesër nuk ofron shërbime shëndetësore në njësinë e gjinekologjisë, i bartë në Spitalin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nesër me datë 3 shtator nuk ofrojnë shërbimeve shëndetësore në njësinë e gjinekologjisë.

Shërbimet në këtë njësi nuk do të ofrohen për shkak të renovimit dhe sanimit të dyshemesë.

Të gjitha shërbimet shëndetësore gjinekologjike (vizita, lindje) janë bartur në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Nga QKMF kanë theksuar se deri në njoftimin e përfundimit të punimeve pacientëve të këtij shërbimi ju kanë kërkuar mirëkuptim.