Policia në Suharekë nuk e ndal dorën, shqipton gjoba e konfiskon patentë-shoferë

14.02.2022

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR ne Prizren. Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 124 gjoba personave fizik, janë dhen 84 vërejtje si dhe për mos respektim te orarit te punesë është shqiptuar 1 gjoba prej […]

Policia në Suharekë nuk e ndal dorën, shqipton gjoba e konfiskon patentë-shoferë Foto: Ilustrim

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR ne Prizren.

Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 124 gjoba personave fizik, janë dhen 84 vërejtje si dhe për mos respektim te orarit te punesë është shqiptuar 1 gjoba prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.

Jo vetëm për masat anti-COVID-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 743 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 7 patentë shofer.

Policia e Kosovës bënë të ditur se aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi.