Policia e Suharekës për dy javë gjobit 13 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID
Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti COVID-19. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat ditore të Policisë së Kosovës. Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë ligjin anti-COVID, ligj ky i […]
Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti COVID-19.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat ditore të Policisë së Kosovës.
Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në takimin për siguri lokale.
Ndër tjerash kapiteni Sylaj ka treguar se gjatë dy javëve të kaluara Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar 13 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.
Rikujtojmë se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19, ndërsa në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me këtë virus.