Përgjatë vitit 2022 rrugëve të Suharekës humbën jetën 3 persona

  • 04.02.2023
Përgjatë vitit 2022 rrugëve të Suharekës humbën jetën 3 persona

Viteve të kaluara, Komuna e Suharekës ashtu si shumë vende të tjera të Kosovës, ishte tronditur nga humbja tragjike e njerzve të aksidentuar në trafik.

Periudhat e ndryshme gjatë vitit që lam pas, nuk do të harrohen lehtë për shumë familje suharekase, që humbën më të dashurit e tyre në aksidente të ndryshme trafiku. 

Nga ekspeirencat e kaluara Policia në Rajonin e Prizrenit vitin 2019 kishte thënë se njëra ndër rrugët në të cilën kanë ndodhur shumë aksidente e që njihet si pikë e zezë është rruga Suharekë-Duhël, e njohur si “Biraq”.


Por, jo vetëm kjo rrugë, ka edhe shumë të tjera të cilat për kohë të gjata do të jenë vështirë të kalueshme për familjarët të cilët në mënyra tragjike kanë humbur njerëz të tyre.

Nga raportimet dhe statistikat që posedon SuharekaOnline figuron që gjatë vitit paraprak në Komunën e Suharekës në aksidente trafiku kanë humbur jetën tre persona, të cilët kryesisht kanë qenë të moshave të reja.

Me 18 mars të vitit 2022 në Komunën e Suharekës është regjistruar aksidenti i parë i cili ka përfunduar me fatalitet. Nga Policia e Kosovës në Suharekë atë kohë bëhej e ditur se aksidenti kishte ndodhur me 15 mars, 2022, në fshatin Reshtan të Suharekës, ku vetura kishte goditur një fëmijë të gjinisë femërore, e cila nuk arriti dot t’i përballojë plagëve dhe tri ditë pas goditjes vdiq në QKUK-Prishtinë.

“Fshati Reshtan, Suharekë 15.03.2022 – 12:17. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti i trafikut me  18.03.2022 në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër  kosovare (fëmijë), trupi i pa jetë i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhej në raportin e Policisë.

Një muaj pas, pikërisht në datën e njejtë (15 prill 2022) në fshatin Duhël të Suharekës kishte ndodhur një aksident ku ishin përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit lëndime kishin pësuar drejtuesit e automjeteve e ku fatkeqësisht njëri nga drejtuesit e veturës B.Z., 54 vjeçar, i cili ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, por që nuk arriti me shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Rr. Suharekë –Duhël 15.04.2022. Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale,  lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhej në raportin e Policisë.

Pas pesë muajsh Komuna e Suharekës u trondit përsëri me vdejken e një 23 vjeçarit, i cili u vetaksidentua në fshatin Studençan të Suharekës, pak metra afër shtëpisë së tij.

I riu nga Studençani ishte dërguar me shenja jete deri në emergjencën e Prizrenit, por fatkeqësisht kishte vdekur para se të nisej për QKUK.

“Rreth orës 19:40 në fshatin Studeçan të Suharekës ka ndodhur një vetaksident. Së pari i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, më pas po bëhej gati që të transferohej në QKUK, por ka ndërruar jetë para se të nisej për atje. Sipas informacioneve, viti i lindjes së viktimës është 1999” thuhej në raportin e Policisë.

Të gjitha këto raste të cilat u përmendën në këtë artikull janë të konfirmuara nga Stacioni Policor në Suharekë.

Poashtu, SuharekaOnline ka kontaktuar me Komandantin e Stacionit Policor në Suharekë, kapitenin Afrim Sylaj, i cili ka konfirmuar se gjatë vitit të kaluar në Komunën e Suharekës janë regjistruar 3 aksidente me fatalitet, duke shtuar se përgjatë vitit që lam pas janë regjistruar gjithsej 460 aksidente trafiku.

Sylaj ka thënë se nga 460 aksidente të trafiku, 223 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 237 të tjera vetëm me dëme materiale.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë