Përfshihet nga zjarri një garazh në Bllacë, lëndohet një femër

26.12.2022

Një incident zjarri është raportuar të dielën në Stacionin Policor në Suharekë. Një person nga fshati Ballcë e Suharekës ka njoftuar policinë se garazhi i tij është përfshirë nga zjarri, raporton SuharekaOnline. Sipas policisë bëhet e ditur se gjatë intervenimit për shuarjen e zjarrit është lënduar një femër e cila më pastaj ka pranuar edhe […]

Përfshihet nga zjarri një garazh në Bllacë, lëndohet një femër Foto: Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës

Një incident zjarri është raportuar të dielën në Stacionin Policor në Suharekë.

Një person nga fshati Ballcë e Suharekës ka njoftuar policinë se garazhi i tij është përfshirë nga zjarri, raporton SuharekaOnline.

Sipas policisë bëhet e ditur se gjatë intervenimit për shuarjen e zjarrit është lënduar një femër e cila më pastaj ka pranuar edhe tretman mejkëzor.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe zjarrëfikësit të cilët kanë intervenuar duke e shuar zjarrin.

Policia e Kosovës në Suharekë bën të ditur se nuk dihet ende arsyeja se nga ka ardhur zjarri dhe se rasti është duke u hetuar.

Fsh. Bllacë, Suharekë 25.12.2022 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga zjarri është përfshirë garazhi i tij. Gjatë intervenimit për të shuar zjarrin, lëndime ka pësuar viktima femër kosovare dhe ka pranuar tretman mjekësor. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftimin e policisë.