Një femër rapoton në Policinë e Suharekës se disa persona kanë gërmuar në oborrin e saj ku kishte varreza të vjetra

06.04.2023

Një rast i dëmtimit të varrezave apo kufomave është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë. Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se një femër ka raportuar se persona të panjohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar, ku sipas deklaratës së saj thuhet se aty më parë kishte gjurmë të varrezave […]

Një femër rapoton në Policinë e Suharekës se disa persona kanë gërmuar në oborrin e saj ku kishte varreza të vjetra Foto: Ilustrim

Një rast i dëmtimit të varrezave apo kufomave është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se një femër ka raportuar se persona të panjohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar, ku sipas deklaratës së saj thuhet se aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra, raporton SuharekaOnline.

Sipas policisë, rasti thuhet se është raportuar dje rreth orës 18:00.

Poashtu, policia njofton se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme.