Muharremaj qytetarëve në Qendrën e Regjistrimit Civil: Po punojmë që shërbimet për ju të jenë gjithnjë e më të avansuara

16.08.2022

Këto ditë është shtuar numri i kërkesave për nxjerrjën dhe rregullimin e dokumenteve përsonale në Qendrën e Regjistrimit Civil. Shumë nga këto kërkesa janë të mërgimtarëve tanë të cilët kanë ardhur për pushime në atdhe. Për të parë se si po organizohet puna në këtë Qendër dhe për të takuar disa nga ata që kanë […]

Muharremaj qytetarëve në Qendrën e Regjistrimit Civil: Po punojmë që shërbimet për ju të jenë gjithnjë e më të avansuara Foto: Ilustrim

Këto ditë është shtuar numri i kërkesave për nxjerrjën dhe rregullimin e dokumenteve përsonale në Qendrën e Regjistrimit Civil.

Shumë nga këto kërkesa janë të mërgimtarëve tanë të cilët kanë ardhur për pushime në atdhe.

Për të parë se si po organizohet puna në këtë Qendër dhe për të takuar disa nga ata që kanë nevojë për shërbime të Komunës, kryetari Muharremaj, ka vizituar këtë institucion dhe ka takuar të gjithë ata që gjendeshin për momentin duke kërkur shërbime nga Komuna.

Muharremaj edhe kësaj radhe ka thënë se Komuna është në shërbim të secilit qytetarë dhe secilës kërkesë ligjore nga ana e tyre.

“Qytetarët duhet ta dinë gjithmonë, se komuna është institucioni i cili u shërben atyre për secilen kërkesë ligjore.

Ne po punojmë bashkë që shërbimet për ju të jenë gjithnjë e më të avansuara, “ ka thënë kryetari i Komunës Bali Muharremaj.