Mbi 740 kurorëzime në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2021

07.07.2022

Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar, për Kurorëzime të dhënat statistikore do të publikohen  sipas parimit të vendbanimit të përhershëm/zakonshëm të të martuarve. Në vitin 2021,janë regjistruar 19,697 kurorëzime. Kurorëzimet e ndodhura vetëm në Kosovë janë gjithsej […]

Mbi 740 kurorëzime në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2021 Foto: ceremony wear RING

Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar, për Kurorëzime të dhënat statistikore do të publikohen  sipas parimit të vendbanimit të përhershëm/zakonshëm të të martuarve.

Në vitin 2021,janë regjistruar 19,697 kurorëzime. Kurorëzimet e ndodhura vetëm në Kosovë janë gjithsej 18,131 kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1,566. Sipas komunës ku ka ndodhë kurorëzimi, Prizreni zë vendin e parë me 1,673 raste të kurorëzuarve apo 8.5%, vendin e dytë Prishtina me 1,632 apo 8.3% , të tretin Ferizaji me 1,117 apo 5.7 % etj. 32.4 % e të kurorëzuarve janë të grup-moshës së burrit 25-29 ,ndërsa 32.6 % e të kurorëzuarve janë të grup-moshës së gruas 20-24.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2021 kanë ndodhur 745 kurorëzime apo 3.8%.

Sipas muajve, në Suharekë më së shumti kurorëzime ndodhën gjatë muajit gusht të 2021’s, ku në këtë muaj ishin 119 rsate të kurorëzimit.

Në komunën tonë gjatë muajit janar të 2021’s ndodhën 103 kurorëzime, shkurt 63, mars 48, prill 52, maj 44, qershor 37, korrik 47, gusht 119, shtator 53, tetor 50, nëntor 48 dhe dhjetor 81.

KomunaJanarShkurtMarsPrillMajQershorKorrikGushtShtatorTetorNëntorDhjetor
Suharekë10363485244374711953504881
Kurorëzimet sipas muajve në Komunën e Suharekës

Mosha mesatare e të martuarve në Suharekë gjatë vitit të kaluar ka qenë 29. Sipas grup-moshave të burrit në komunën tonë ndodhën 2 kurorëzime 16-19 vjeç, 20-24 vjeç 122 kurorëzime, 25-29 vjeç 248, 30-34 vjeç 189, 35-39 vjeç 84, 40-44 vjeç 42 kurorëzime, 45-49 vjeç 26 dhe 50 e më shumë vjeç 26.

Sipas grup-moshave të gruas në komunën tonë ndodhën 32 kurorëzime 16-19 vjeç, 20-24 vjeç 244 kurorëzime, 25-29 vjeç 241, 30-34 vjeç 113, 35-39 vjeç 50, 40-44 vjeç 29, 45-49 vjeç 20 dhe 50 e më shumë vjeç 16 kurorëzime.

statistikat-e-kurorezimeve-2021