Mbi 1600 veteranë të luftës në Suharekë marrin pagë nga shteti

07.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shtator 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim figuron se gjatë muajit shtator të këtij viti në Komunën e […]

Mbi 1600 veteranë të luftës në Suharekë marrin pagë nga shteti Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shtator 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim figuron se gjatë muajit shtator të këtij viti në Komunën e Suharekës numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 1.625, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë muajit korrik dhe gusht në Komunën e Suharekës 1.626 persona kanë qenë përfitues të pensionit të veteranëve të luftës.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se nga muaji janar 2022 numri ka qenë pothuajse i njejtë, rritje e numrit të personave që kanë përfituar nga kjo skemë është vërejtur në muajin shkurt ku kanë qenë gjithsej 1.633 persona.