Kryetari Muharremaj kërkon nga drejtorët të jenë shërbim të qytetarëve dhe përgjegjës për punët

17.01.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e ri të drejtorëve komunal, ku ka kërkuar nga ata që të jenë në shërbim të qytetarëve në rend të parë. Po ashtu, ai ka kërkuar nga drejtorët që të jenë përgjegjës për punët që bëjnë dhe të merren sa […]

Kryetari Muharremaj kërkon nga drejtorët të jenë shërbim të qytetarëve dhe përgjegjës për punët Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e ri të drejtorëve komunal, ku ka kërkuar nga ata që të jenë në shërbim të qytetarëve në rend të parë.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga drejtorët që të jenë përgjegjës për punët që bëjnë dhe të merren sa më shumë me punët në teren.

Gjatë takimit kryetari Muharremaj, ka dhënë detyra dhe obligime tjera për drejtorët që të kryejnë gjatë ditëve në vijim.