Konkursi për asistent/e e fëmijeve me nevoja të veçanta në disa shkolla të Suharekës, DKA publikon listën e ngushtë

19.12.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka publikuar listën e ngushtë me emrat e kandidatëve për pozitën asistent/e e fëmijeve me nevoja të veçanta në disa shkolla të Komunës së Suharekës. Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrdhënies së punës […]

Konkursi për asistent/e e fëmijeve me nevoja të veçanta në disa shkolla të Suharekës, DKA publikon listën e ngushtë Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka publikuar listën e ngushtë me emrat e kandidatëve për pozitën asistent/e e fëmijeve me nevoja të veçanta në disa shkolla të Komunës së Suharekës.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr. 1035 të datës 24.10.2022 ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve.

Sipas njoftimit të DKA-Suharekë bëhet e ditur se kandidatët e përfshirë në listë do t’i nënshtrohen testit me shkrim me datë 20.12.2022, raporton SuharekaOnline.

Rikujtojmë, se Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se aktualisht në shkollat e Komunës së Suharekës janë gjithsej 60 fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, duke shtuar se gjendja për këtë kategori në shkollat e Komunës së Suharekës nuk është mjaft e mirë pasiqë ka mungesë të kuadrove profesionale dhe se konkursi i njejtë është duke u përseritur për të tretën herë.