Konkursi për 13 mësimëdhënës, DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë

15.03.2021

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Suharekës më datë 10 shkurt të këtij viti kishte hapur konkurs pune për 13 mësimdhënës në disa shkolla të komunës. DKA-Suharekë kishte hapur një konkurs pune për një mësimdhënës/e për lëndën e e arkitekturës, në SHMT ”Skënder Luarasi”, një mësimdhënës/e për lënden e gjuhës dhe letërsisë shqipe, për 13 […]

Konkursi për 13 mësimëdhënës, DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë Foto: Ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Suharekës më datë 10 shkurt të këtij viti kishte hapur konkurs pune për 13 mësimdhënës në disa shkolla të komunës.

DKA-Suharekë kishte hapur një konkurs pune për një mësimdhënës/e për lëndën e e arkitekturës, në SHMT ”Skënder Luarasi”, një mësimdhënës/e për lënden e gjuhës dhe letërsisë shqipe, për 13 orë në javë (7 orë në Gjimnazin ”Jeta e re”, 4 orë në SHFMU ”7 Marsi” dhe 4 orë në SHMFU ”Destan Bajraktari” në Suharekë.

Tre mësimdhënës/e në SHFMU ”28 Nëntori”në Dobërdelan, dy mësimdhënës/e në SHFMU ”Edit Durham” në Mushtisht paralelja në Delloc, dy mësimdhënës/e në SHFMU ”Kongresi i Manastirit” në Studençan, një mësimdhënës/e në SHFMU ”Dituria” në Samadraxhë, dy mësimdhënës/e në SHFMU ”Sadri Duhla” në Duhël dhe një mësimdhënës/e në shkollën ”Shkëndija” në Suharekë, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, lidhur me këtë konkurs, DKA-Suharekë gjatë ditës së hënë ka njoftuar se Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuar sipas konkursit 05 nr. 256 të datës 10.02.2021, ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim me datë 17.03.2021 në Sallën e Asamblesë Komunale.

Lista e ngushtë e kandidatëve: