Komuna e Suharekës po shqyrton riorganizimin dhe menaxhimin e mbeturinave në tërë territorin

17.08.2022

Komuna e Suharekës, në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, po shqyrtojnë mundësinë për riorganizimin dhe menaxhimin e mbeturinave në tërë territorin e Komunës së Suharekës. Takimi për këtë temë u mbajt sot, me grupin punues dhe me përfaqësues nga organizata gjermane GIZ dhe nga OJQ “CEDE”. Nga Komuna e Suharekës kanë theksuar se janë të […]

Komuna e Suharekës po shqyrton riorganizimin dhe menaxhimin e mbeturinave në tërë territorin Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës, në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, po shqyrtojnë mundësinë për riorganizimin dhe menaxhimin e mbeturinave në tërë territorin e Komunës së Suharekës.

Takimi për këtë temë u mbajt sot, me grupin punues dhe me përfaqësues nga organizata gjermane GIZ dhe nga OJQ “CEDE”.

Nga Komuna e Suharekës kanë theksuar se janë të gatshëm t’a bëjë më të mirën për t’i shërbyer qytetarëve dhe idetë e projektet edhe për menaxhim e për riorganizim të mbeturinave i përkrah çdo herë, ashtu siç edhe jemi duke i menaxhuar mbeturinat në tërë territorin e komunës.

Zyrtarët nga Komuna e Suharekës, prezentë në takim e kanë dhënë koontributin e tyre e po ashtu edhe përfaqësuesit e organizatave, i kanë dhënë rekomandimet e tyre, lidhur me temën e takimit.