Kalohen projeksionet, Komuna e Suharekës rrit shkallën e arkëtimit të tatimit në pronë

23.03.2022

Komuna e Suharekës në vitin 2020, kishte grumbulluar hiq më pak se 681 mijë euro nga tatimi në pronë, kurse në vitin 2021 arriti që ti grumbullojë 968 mijë euro ose 42.15% më shumë, që do të thotë se Suhareka ka pasur rritje të shkallës së arkëtimit të tatimit në pronë. Sipas planifikimit ky tatim […]

Kalohen projeksionet, Komuna e Suharekës rrit shkallën e arkëtimit të tatimit në pronë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës në vitin 2020, kishte grumbulluar hiq më pak se 681 mijë euro nga tatimi në pronë, kurse në vitin 2021 arriti që ti grumbullojë 968 mijë euro ose 42.15% më shumë, që do të thotë se Suhareka ka pasur rritje të shkallës së arkëtimit të tatimit në pronë.

Sipas planifikimit ky tatim është realizuar në masen 16.31% më shumë se plani buxhetor për vitin 2021. Megjithatë këto të hyra bëjnë pjesë në vendin e parë të Të Hyrave Vetanake që përbëjnë buxhetin e Komunës për periudhën Janar-Dhjetor 2021.

Në tërësi nga të hyrat vetanake të realizuara në vitin 2021 janë realizuar për 23.96% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.