Imazhi i vitit 2023, Golden Eagle nënshkruan marrëveshje me Era Istrefin

20.12.2022

Ndërmarrja Prodhuese ‘Golden Eagle’ dhe këngëtarja e njohur, Era Istrefi gjatë ditës së martë kanë kanë nënshkruar një marrëveshje përmes së cilës Era do të jetë imazhi i përfaqësimit të Golden Eagle për vitin 2023. Era dhe Golden Eagle përgjatë viteve kanë thyer kufijtë ndërkombëtare me sukseset e tyre, duke u bërë ambasadorë të Kosovës […]

Imazhi i vitit 2023, Golden Eagle nënshkruan marrëveshje me Era Istrefin Foto: Ilustrim

Ndërmarrja Prodhuese ‘Golden Eagle’ dhe këngëtarja e njohur, Era Istrefi gjatë ditës së martë kanë kanë nënshkruar një marrëveshje përmes së cilës Era do të jetë imazhi i përfaqësimit të Golden Eagle për vitin 2023.

Era dhe Golden Eagle përgjatë viteve kanë thyer kufijtë ndërkombëtare me sukseset e tyre, duke u bërë ambasadorë të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Era me stilin e saj unik artistik dhe energjik si dhe Golden Eagle me kualitetin e vet tashmë të dëshmuar ndërkombëtarisht, kanë bashkuar forcat për të realizuar fushatat reklamuese të të pijes energjike më të kërkuar në tregun vendor dhe atë të jashtëm.

Agnesa Palushi nga “Frutex”, ka deklaruar se volumi i kanaçeve në të cilën do të jetë imazhi Erës do të, kaloj sasinë e disa milion njësive.

Energjia e Erës, e cila më hitet si “Bon Bon” ka tundur skenat botërore dhe ka fituar zemrat e miliona fansave, do të gërshetohet me energjinë unike që ofron pija Golden Eagle në fushatat reklamuese.