Të dielën garë e nxehtë, BARUTI “ndezë” Suharekën

Motocross Theranda njofton se të dielën, duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet gara në motocross në fshatin Duhël, MX RACE në Therandë (fshati Duhël) në kategoritë: Mx1, Mx2, Mx3, Junior clas dhe Super Junior Class.

Të dielën garë e nxehtë, BARUTI “ndezë” Suharekën

Dashamirët e motoçiklizmit do të kenë rastin të shijojnë atraksione plotë adrenalinë qe sjell kjo garë, ndërsa pjesëmarrësit në këtë garë pritet të tregojnë pasionin e tyre jo vetem sportiv por edhe emocional e atraktiv.

Ajo që pritet ështe performanca individuale e pjesëmarrësve në garë, e në veçanti e “titanit” të kësaj gare, Arbenit Beqiraj aka BARUTI.


Bazuar në rezultatet e deritashme të Beqirajt, gara pritet të jetë e nxehtë, pasionante dhe atraktive që shikuesit do i mbërthej në një ekzaltim emocional.

Klubi Motocross Theranda në të cilin janë me dhjetra anëtarë aktiv, është një nga klubet më të mira në Kosovë ndërkohë që me rezultatet e arritura i kalon dimensionet nacionale meqë anëtarë të këtij klubi kanë arritur suksese të larta edhe në gara të ndryshme jashtë Kosovës.

Bazuar në këto, të dielën do kemi rastin që të shikojmë një nga garat më prestigjioze të kësaj natyre që do jetë rast për tu përballur me adrenalinën e kësaj gare.

Ashtu si në garat e kaluara sponzor i këtij evenimenti do të jetë GOLDEN EAGLE.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë