Sot fillon Karnavali Golden Eagle

23.06.2023

Pritja për karnavalin më të madh në rajon ka mbaruar, sot fillon Karnavali Golden Eagle. Mbi 500 artistë të huaj nga e gjithë bota, Brazili, Italia, India, Polinezia, Kuba, Spanja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, do të performojnë në rrugët e qytetit të Suharekës. Gjithçka pritet të fillojë nga ora 18:00, […]

Sot fillon Karnavali Golden Eagle Foto: Ilustrim

Pritja për karnavalin më të madh në rajon ka mbaruar, sot fillon Karnavali Golden Eagle.

Mbi 500 artistë të huaj nga e gjithë bota, Brazili, Italia, India, Polinezia, Kuba, Spanja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, do të performojnë në rrugët e qytetit të Suharekës.

Gjithçka pritet të fillojë nga ora 18:00, me kalimin e grupeve nga objekti i komunës së Suharekës deri te tregu javor, dhe do të kulmojë me performancat e artistëve më të mirë shqiptarë Klajdi, Bruno & Miri, Capital T.

Ndërsa natën e dytë do të fillojë nga ora 20:00, me performancat e grupeve në skenë, si dhe në fund me Nora Istrefin, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Era Istrefi.

Shihemi në Karnavalin Golden Eagle.