Mozzik dënohet nga ATK me gjysmë milion euro

07.03.2024

Këngëtari Mozzik, ka bërë bujë të madhe në rrjete sociale pas një deklarate.

Mozzik dënohet nga ATK me gjysmë milion euro Foto: Ilustrim

Për herë të parë ai ka treguar se është i dënuar nga ATK-ja, gjysmë milion euro.

I pyetur pse, ai u shpreh që bëhet fjalë për tatime që sipas tij nuk i ka ikur asnjëherë dhe nuk po e kupton saktësisht arsyjen e dënimit.

Reperi gjithashtu ka thënë se ka biseduar me personat adekuat për këtë punë dhe po e paguan dënimin çdo muaj.