Dy raste të rrahjes së nxënësve brenda 24 ore në Suharekë

19.06.2021

Dukuritë e dhunës fizike e psikike në shkolla sa vijnë e shpeshtohen, ndërsa masat për parandalimin apo ndëshkimin e tyre pothuajse nuk vërehen fare. Sipas burimeve bëhet e ditur se dje rreth orës 10:05, në Suharekë, dy nxënës janë përfshirë në një sulm fizik, pas një mosmarrëveshje që ata kishin ndërmjet vete. Burimet e brenda […]

Dy raste të rrahjes së nxënësve brenda 24 ore në Suharekë Foto: Ilustrim

Dukuritë e dhunës fizike e psikike në shkolla sa vijnë e shpeshtohen, ndërsa masat për parandalimin apo ndëshkimin e tyre pothuajse nuk vërehen fare.

Sipas burimeve bëhet e ditur se dje rreth orës 10:05, në Suharekë, dy nxënës janë përfshirë në një sulm fizik, pas një mosmarrëveshje që ata kishin ndërmjet vete.

Burimet e brenda Policisë bëjnë të ditur se njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe se hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Në rastin tjetër në Rr. Luixh Gurakuqi, rreth orës 10:47 është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë. 

Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar ndërsa tre të tjerët gjenden në arrati.