Drejtoria e Shëndetësisë hap konkurs pune për një motër akusherike në QKMF-Suharekë

28.05.2021

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs për një mami medicinale (motër akusherike). Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 27 maj 2021, ka hapur konkurs pune për një mami medicianle (motër akusherike) në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë në repartin e Gjinekologjisë me kohë të […]

Drejtoria e Shëndetësisë hap konkurs pune për një motër akusherike në QKMF-Suharekë Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs për një mami medicinale (motër akusherike).

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 27 maj 2021, ka hapur konkurs pune për një mami medicianle (motër akusherike) në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë në repartin e Gjinekologjisë me kohë të pacaktuar, raporton SuharekaOnline.

Përshkrimi i punëve dhe detyrave të punës: për pozitën 1:
– Kujdeset për shëndetin e nënës dhe të posalindurit pas procesit të lindjes,
– Kujdeset për dhënien e terapisë dhe këshillave të mjekut specialist,
– Mbanë evidencë në librin e lindjeve, vaksinon të posalindurit me vaksinë të BCG,
– Kujdeset për aparaturën dhe mjetet gjinekologjike,
– Udhëheq me ditarin e punës ditore të vizitave specialistike,
– Respekton kriteret etike dhe profesionale në punë,
– Dhe punët tjera të dhëna nga udhëheqësi.

Orari i punës do të jetë i plotë.

Kohëzgjatja e kontratës: Gjashtë (6) muaj punë provuese me mundësi vazhdimi.