Bajselmani tregon arsyen e anulimit të konkursit për drejtor në shkollën e Bllacës

25.11.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ditë më parë ka njoftuar se ka anuluar konkursin për drejtor në shkollën “Ramë Bllaca” në Bllacë. Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë bazuar në nenin 8, pika 2.2 të nr.151/2020 dhe proceverbalin e datës 24.11.2022 të komisionit përzgjedhës të rekurtimit, ka njoftuar se anulohet konkursi 05 nr.968 të […]

Bajselmani tregon arsyen e anulimit të konkursit për drejtor në shkollën e Bllacës Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ditë më parë ka njoftuar se ka anuluar konkursin për drejtor në shkollën “Ramë Bllaca” në Bllacë.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë bazuar në nenin 8, pika 2.2 të nr.151/2020 dhe proceverbalin e datës 24.11.2022 të komisionit përzgjedhës të rekurtimit, ka njoftuar se anulohet konkursi 05 nr.968 të datës 28.09.2022- rrishpallje për pozitën drejtor i shkollës “Ramë Bllaca” në Bllacë.

E lidhur me këtë SuharekaOnline ka biseduar me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmain i cili ka sqaruar se përse është anuluar ky konkurs.

Baselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka treguar se konkursi për pozitën drejtor/eshë në SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë është anuluar për shkak se kandidatja e cila i ka plotësuar kriteret për këtë pozitë gjatë ditës së martë ka sjellë në jetë foshnjën e saj dhe se e njejta tani e tutje do të jetë në lehonisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka miratuar ligjin për pushim të lehonisë, ku sipas këtij ligji nënës së foshnjës i jepet e drejta që të ketë pushim të lehonisë me afat kohorë prej 12 muajve.

Drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani ka thënë se konkursi për pozitën e drejtorit në SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë do të ripërsëritet edhe njëherë.

Ai ka theksuar se kandidatja e cila i ka përmbushur kriteret për këtë poiztë ka qenë ushtruese e detyrës së drejtoreshës së kësaj shkolle, e ku tani të gjitha përgjegjësit dhe punët e drejtoreshës i janë kaluar sekretarit të SHFMU “Ramë Bllaca”, poashtu ai është shprehur se deri më tani të gjitha detyrat që i takojnë pozitës së drejtorit nga kjo shkollë janë kryer dhe nuk ka ndonjë vështirësi.