Bajselmani flet për orët e humbura në shkollën e Greiçecit, thotë se janë në diskutim se a do të zëvendësohen

04.04.2023

Në orët e mbrëmjes të së hënës në vendin tonë temperaturat kanë pësuar rënie me ç’rast ka mbajtur mot i ndryshueshëm me reshje bore. Rrugët e disa fshatrave në Komunën e Suharekës mbrëmë janë mbuluar nga reshjet e borës, gjë për të cilën kompania e kontraktuar nga komuna ka filluar intervenimin. Lidhur me gjendjen e […]

Bajselmani flet për orët e humbura në shkollën e Greiçecit, thotë se janë në diskutim se a do të zëvendësohen Foto: Ilustrim

Në orët e mbrëmjes të së hënës në vendin tonë temperaturat kanë pësuar rënie me ç’rast ka mbajtur mot i ndryshueshëm me reshje bore.

Rrugët e disa fshatrave në Komunën e Suharekës mbrëmë janë mbuluar nga reshjet e borës, gjë për të cilën kompania e kontraktuar nga komuna ka filluar intervenimin.

Lidhur me gjendjen e rrugëve në të gjitha vendet dhe fshatrat e Komunës së Suharekës, SuharekaOnline ka kontaktuar me Drejtorin e Shërbimeve Publike në Suharekë, Enver Shabanin, i cili ka njoftuar se me të filluar reshjet e borës, komania aktive për mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin dimëror “Famis” ka intervenuar në të gjitha rrugët ku ka pasur nevojë.

Poashtu, Shabani ka treguar se në mbrëmjen e së hënës gjatë pastrimit të rrugëve në fshatrat si: Budakovë, Maqitevë, Javor dhe Greiçec së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kanë apeluar qytetarët për kujdes gjatë lëvizjes.

Ndër tjerash, Shabani është shprehur se gjatë pastrimit të rrugëve nga reshjet e borës në fshatin Greiçec ka pasur vështirësi, pasi që në rrugë kanë qenë disa kablo të energjisë elektrike, për të cilat ishte thirrur KEDS-i dhe ishte intervenuar nga ta.

Poashtu, ai shton se si pasojë e kablove elektrike, kompania e cila mirëmban rrugët e Komunës së Suharekës në sezonin dimëror, nuk kishte pasur mundësi të intervenonte në kohën e duhur andaj edhe kishte pasur vonesa në fillimin e orarit të mësimit në shkollën e fshatit Greiçec.

Lidhur me vonesat dhe mosmbajtjen e mësimit, SuharekaOnline ka kontaktuar Drejtorin e Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, i cili ka njoftuar se në shkollën e Greiçecit mësimi nuk ka filluar për arsye se kompania kontraktuesi nuk kishte pasur mundësi të pastronte rrugën nga reshjet e dëborës, pasi që në to gjindeshin disa kablo elektrike.

Poashtu, Bajselmani ka njoftuar se për orët e humbura në shkollën e fshatit Greiçec në Komunën e Suharekës janë duke diskutuar me drejtorin e kësaj shkolle se a do të zëvëndësohen apo jo, e gjitha kjo sipas tij nvaret nga numri i nxënësve.

Lidhur me këtë SuharekaOnline do t’iu mbajë të informuar.

Poashtu, ju rikujtojmë se të gjitha rrugët në Komunën e Suharekës janë në gjendje lehtë të kalueshme dhe se reshjet e borës ishin paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.