Ardian Shala: Po pse tentoni te mburreni me projekte te tjeterkujt o te mjerë!
- 11.11.2018
- 0 komente
Një nga asambleistët më të votuar nga radhët e Lidhjes Demokratike në Suharekë, Ardian Shala ka reaguar ndaj disa zhvillimeve që kanë ndodhur nga Komuna e Suharekës, që udhëhiqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me kryetar Bali Muharremajn.

Ai ka bërë të ditur se laboratori në Mushtisht dhe Studenqan janë në funksion që 2 vite dhe poashtu është punuar me dy ndërrime.
“Po pse tentoni te mburreni me projekte te tjeterkujt o te mjerë. A po mendoni qe populli po ha barë. Po laboratori ne Mushtisht eshte duke funksionuar qe 2 vite dhe po ashtu edhe ne Studenqan si dhe po ashtu ka qenë me dy ndërrime duke punuar. Këso praktike përvetësimi veq te pazotët dijn të bëjnë .Turp !”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.
KOMENTE0
Leave a Reply