Aprovimi i kërkesës për miratimin e buxhetit për Suharekën, Komisioni për Buxhet shqyrton vendimin e Qeverisë

31.03.2022

13:20 ​Komisioni miraton vendimin e Qeverisë për buxhetin e shtatë komunave, në mesin e tyre edhe buxhetin e Suharekës Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar vendimin e Qeverisë për aprovimin e kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunat: Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas aprovimit të Buxhetit për vitin 2022 […]

Aprovimi i kërkesës për miratimin e buxhetit për Suharekën, Komisioni për Buxhet shqyrton vendimin e Qeverisë Foto: Ilustrim

13:20 ​Komisioni miraton vendimin e Qeverisë për buxhetin e shtatë komunave, në mesin e tyre edhe buxhetin e Suharekës

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar vendimin e Qeverisë për aprovimin e kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunat: Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas aprovimit të Buxhetit për vitin 2022 nga Kuvendet Komunale.

Këtë vendim e ka arsyetuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili theksoi se këto komunat kanë respektuar kufijtë buxhetor të përcaktuar nga Ministria e Financave.

Në rend dite ishin 31 pika, ku ndër to ishte edhe ajo e Shqyrtimit të Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore në emër të dërgimit të kontingjentit të parë të ndihmave humanitare nga Republika e Kosovës për popullin e Ukrainës, viktimë e agresionit rus.

Kurse, në pikën e 25-të të rendit të ditës ekzekutivi ka shqyrtuar miratimin e buxhetit të shtatë komunave, përfshirë këtu edhe Komunën e Suharekës.

Ndërsa pas përfundimit të mbledhjes, në njoftimin e Qeverisë ishte bërë e ditur se në kuadër të vendimeve, ekzekutivi ka miratuar buxhetet për vitin 2022 të komunave: Suharekë, Gjakovë, Prizren, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë, pas miratimit me vonesë nga ana e kuvendeve të komunave përkatëse.

Ndryshe Kuvendi Komunal në Suharekë më 24 dhjetor 2021 pas diskutimeve me 19 vota pro dhe 9 kundër ka miratuar buxhetin për vitin fiskal 2022.

Ndërkaq, tashmë janë renditur ngjarjet kryesore të datës 31 mars 2022. Si ngjarje e ditës së sotme është renditur edhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë për aprovimin e Kërkesës për miratimin e Buxhetit për 7 komuna, në mesin e tyre edhe ajo e Suharekës.

“Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e Kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunat: Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas aprovimit të Buxhetit për vitin 2022 nga Kuvendet Komunale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)”, thuhet në njoftim.

Ngjarjet e datës 31 mars 2022:

– Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 9:00) 

– Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vazhdën e aktiviteteve për fushën e Efiçiencës së Energjisë organizon tryezën për prezantimin dhe publikimin e dokumentit “Tipologjia dhe Performanca Energjetike e Ndërtesave të Banimit në Republikën e Kosovës. (Hotel Sëiss Diamond, ora 9:30)

– Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

– Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban konferencën ku do të bëhet prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2021. (Hotel Sirius, ora 10:30)

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e Kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunat: Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas aprovimit të Buxhetit për vitin 2022 nga Kuvendet Komunale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

– Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club “Rifat Kukaj” mban takim letrar me shkrimtarin Adem Gashi. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00).