Aksidenti në Mushtisht, mjeku kujdestar Ilir Sopaj flet për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar
- 31.01.2023

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku janë goditur dy vetura.
Burime të SuharekaOnline nga Urgjenca e Suharekës bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.
Poashtu, të njejtat burime tregojnë se personat e lënduar si pasojë e aksidentit, janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lidhur me këtë rast redaksia ka kontaktuar me mjekun kujdestar në Urgjencën e Suharekës, Ilir Sopaj i cili ka konfirmuar se sot rreth orës 14:20 në Uregjncën e Suharekës është raportuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës.
Sopaj tutje tregon se në aksidentin ku ishin përfshirë dy vetura, lëndime të ndryshme trupore kanë pësuar shoferi dhe dy pasagjerët e njërës veturë, ku fillimisht të lënduarit i kishin dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mushtisht, pastaj të njejtit i kishin bartur për në Urgjencë në Suharekë.
Mjeku kujdestar, Ilir Sopaj ndër tjerash thotë se të aksidentuarit kishin lëndime trupore në pjesën e ballit, shpinës dhe këmbëve, përçka edhe iu është dashur tretman i mëtutjeshëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Po sot rreth orës 14:20 minuta jemi informuar për një aksident trafiku në fshatin Mushtisht, ku janë lënduar 3 persona, shoferi dhe dy pasagjerët. Fillimisht ne i kemi dërguar në QMF në Mushtisht ku edhe iu kemi dhënë ndihmën e parë, pastaj të aksidentuarit i kemi bartur me autoambulancë në Urgjencë-Suharekë ku kemi bërë pastrimin e plagëve të cilat kanë qenë në pjesë të ndryshme të trupit si ballë, shpinë dhe këmbë. Për këto lëndime, pacientëve iu është dashur tretman i mëtutjeshëm mjekësor, ku me autoambulancë i kemi dërguar në spital, në Prizren dhe tash më atje po vazhdojnë të trajtohen” tha Sopaj.