Aksident i rëndë në autostradën Prizren-Suharekë, vdes një person

19.08.2021

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” aksi Prizren-Suharekë. lajm në zhvillim 9:03 Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka konfirmuar aksidentin që përfundoi me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova” aksi Prizren-Suharekë. Është raportuar se ka ndodhë një aksident trafiku me fatalitet në të […]

Aksident i rëndë në autostradën Prizren-Suharekë, vdes një person Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” aksi Prizren-Suharekë.

lajm në zhvillim 

9:03 Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka konfirmuar aksidentin që përfundoi me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova” aksi Prizren-Suharekë.

Është raportuar se ka ndodhë një aksident trafiku me fatalitet në të cilin kishin qenë të involvuara dy vetura njëra me targa vendore dhe tjetra me targa te Shqipërisë.

“Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë të cilët fillimisht janë dërguar në spitalin e Prizrenit, kurse njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Me vendim të prokurorit drejtuesja e njërës nga veturat e involvuar në aksident, e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

14:26 Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për SuharekaOnline se sot rreth orës 13:20, Policia ka pranuar informatën lidhur me një aksident të rëndë të shkaktuar në autostradën “Ibrahim Rugova” ku dyshohet se ishin të përfshira dy automjete.

Policia ka arrit në vendin e aksidentit, në afërsi të Suharekës, kilometri i 24 drejtimi për Prishtinë. Sipas informatave fillestare ekipet mjeksore kanë konstatuar vdekjen e një personi, përderisa tre persona tjerë janë dërguar për trajtim mjeksor.

Ekipet relevante janë në vendin e ngjarjes, përderisa njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Siç mëson SuharekaOnline bëhet fjalë për një veturë të tipit BMW me targa 04.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

“Në orën 13:09 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në mes të dy veturave në rrugën Prizren-Suharekë. Nga ekipi mjekësor në vendngjarje është konstatuar se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident. Për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve”, ka deklaruar Osmanollaj.