9 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 282 në tërë Kosovën

18.05.2022

Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 282 raste aktive me koronavirus. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 9 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 32 qytetarë. Ndryshe, numri […]

9 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 282 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 282 raste aktive me koronavirus.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 9 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 32 qytetarë.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 162 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.989 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.641 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.404 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.