Suhareka në pulla postare të Kosovës

  • 26.01.2023
Suhareka në pulla postare të Kosovës

Sot, Filatelia e Postës së Kosovës, lëshoi në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare  “Qytetet e Kosovës-Suhareka”, me pamjet e bukura të këtij qyteti historik të Kosovës.

Theranda (Suhareka) e sotme shtrihet në pjesën verilindore të Prizrenit, përkatësisht në Rrafshin e Dukagjinit, që dikur ishte stacion i rëndësishëm në rrugën e vjetër Shkodër – Kosovë, me funksion të qendrës ekonomike dhe administrative të Podgurit të Prizrenit.

Është qendër e bukur, e rëndësishme dhe gjendet në rrugën që lidhë Prishtinën, Prizrenin, Ferizajn dhe Rahovecin.


Sa i përket gjurmimeve arkeologjike, mund të konstatojmë se lokaliteti i Suharekës ishte i banuar që nga parahistoria.

Në lokalitetin Hisari dhe Shiroka, si dhe në ngastrën e kësaj qendre janë gjetur materiale interesante të kulturës materiale, që dëshmojnë qartë ekzistimin e fiseve ilire shumë të hershme.

Vendbanimi i Hisarit, përkatësisht gradina parahistorike gjendet në kodrën që ngrihet në pjesën perëndimore të Suharekës, e cila i takon grupit kulturor dardan që u zhvillua gjatë shek. VIII-IV p.e.s., që nga periudha eneolitike.

Posta e Kosovës edhe në të ardhmen do të vazhdojë promovimin e vlerave dhe bukurive që ka shteti i Kosovës, përmes imazheve të pullave postare.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë