“S’po shkohet në shkollë”, protestojnë nxënësit në gjithë vendin

19.04.2022

Nxënësit e Suharekës dhe të shkollave tjera të Kosovës, në mesditën e së martës, do të mbajnë protestë me moton: “S’po Shkohet n’Shkollë”. Kryetari i Këshillit të Nxënësve në Komunën e Suharekës për SuharekaOnline ka thënë se me datën 19 prill nga ora 13:00 deri në ora 13:30 edhe në Suharekë do të mbahet ky […]

“S’po shkohet në shkollë”, protestojnë nxënësit në gjithë vendin Foto: Ilustrim

Nxënësit e Suharekës dhe të shkollave tjera të Kosovës, në mesditën e së martës, do të mbajnë protestë me moton: “S’po Shkohet n’Shkollë”.

Kryetari i Këshillit të Nxënësve në Komunën e Suharekës për SuharekaOnline ka thënë se me datën 19 prill nga ora 13:00 deri në ora 13:30 edhe në Suharekë do të mbahet ky marsh.

“Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezentë me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave të cilat na kanë shtyer të marrim një hap të tillë”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka shtuar se “Këshilli i Nxënësve të Kosovës ka bërë një hulumtim nëpër shkollat e mesme të Kosovës dhe bazuar në rezultatet e këtij hulumtimi që s’kanë qenë fare të mira, ne kemi marrë motivin për të bërë këtë marsh avokues”.

Sipas organizatorëve, ky aktivitet mbahet në 29 komunat e Kosovës.