Sot shënohet Epopeja e UÇK-së

05.03.2025

Me disa aktivitete të organizuara nga institucionet shtetërore, sot, nesër dhe pasnesër, vendi do të manifestojë 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Kësisoj, do të shënohet dalja e lavdishme në skenë e Ushtrisë Çlirimtare.

Në ora 10:00, qeveria do të mbajë mbledhje solemne.Ndërkaq, në ora 12:00, do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.