Sot pritet të shpallen rezultatet e Testit të Maturës

05.07.2021

Më 26 qershor të këtij viti nxënësit e klasave të 9-ta i’u nënshtruan Testit të Maturës. Si në çdo komunë tjetër, edhe në Komunën e Suharekës u mbajt ky test. Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline, bëri të ditur se rreth 697 nxënës të klasave të 12-ta […]

Sot pritet të shpallen rezultatet e Testit të Maturës

Më 26 qershor të këtij viti nxënësit e klasave të 9-ta i’u nënshtruan Testit të Maturës.

Si në çdo komunë tjetër, edhe në Komunën e Suharekës u mbajt ky test.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline, bëri të ditur se rreth 697 nxënës të klasave të 12-ta të kësaj komune i’u nënshtruan Testit të Maturës.

Ndërsa mbi 23 mijë nxënës të klasave të 12-ta i’u nënshtruan këtij testi në të gjithë Kosovën.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT), në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikqyrës dhe 200 vëzhgues. Të gjitha Qendrat e testimit janë monitoruar nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).

Mbajtja e provimit kishte filluar në orën 10:00 ashtu siç ka qenë e paraparë. Sipas informatave të para të Komisioneve, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës ndërkaq, në ato raste ku janë evidentuar parregullsi do të ndërmerren masa të rrepta si ndaj administrueseve, ashtu edhe ndaj nxënësve.

Secilit nxënës që i është zënë telefoni është larguar nga procesi i testimit dhe i është anuluar provimi i maturës shtetërore.

Ndërsa rezultatet e Testit të Maturës pritet të shpallen sot (e Hënë) më 5 qershor. Kështu ka bërë të ditur MAShT-i.

Ndërsa sa i përket mbarëvajtjes së këtij testi, drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani ka theksuar se testi është mbajtur me të gjitha rregullat sipas planit, ku çdo gjë ka shkuar mirë pa ndonjë parregullsi.

“Ne kemi qenë në përcjellje të procesit, çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit”, u shpreh drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani.

Poashtu ai theksoi se sipas asaj që kanë parë dhe janë informuar çdo gjë ka shkuar në rregull pa asnjë incident.

Etiketat