Sot në Kosovë, nafta dhe benzina 2 cent më lirë

22.07.2022

Sipas publikimit të MINT-it, bëhet e ditur se çmimet e derivatit të naftës dhe benzinës janë liruar për 2 cent, kurse çmimi i gazit ka rënë për 1 cent. Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës: Çmimi maksimal i lejuar i produktit Naftë është: 1.72 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i […]

Sot në Kosovë, nafta dhe benzina 2 cent më lirë Foto: Ilustrim

Sipas publikimit të MINT-it, bëhet e ditur se çmimet e derivatit të naftës dhe benzinës janë liruar për 2 cent, kurse çmimi i gazit ka rënë për 1 cent.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Naftë është: 1.72 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.58 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 22 korrik prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Kujtojmë se kjo ministri e udhëhequr nga ministrja Rozeta Hajdari do të caktojë çdo ditë çmimet maksimale të lejuar për shitjen e secilit produkt të naftës.