Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Sot me fillim prej orës 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca konstitutive të legjislaturës së tetë.

Fillimisht pritet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, pastaj dhënia e betimit të deputetëve si dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndërkohë, gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë si parti e parë nga zgjedhjet e 14 shkurtit në koalicionin që kanë pasur me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit.

Po ashtu rrjedhimisht partisë së parë i takon të propozojë emrin e personit  që do ta udhëheqë Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e tetë.

RAPORTO