Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq në rrethana tragjike në Kaçanik

09.06.2025

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje, ku ka humbur jetën i riu nga Pozherani, Ideal Halabaku.

Dyshohet se Halabaku ka rënë nga lartësia e urës “Arbën Xhaferi” pas një vetaksidenti, dhe trupi i tij tashmë është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për këtë ngjarje tragjike e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka dhënë detaje shtesë. Megjithatë, sipas hetimeve fillestare, Policia thekson se shkaku i vdekjes nuk lidhet drejtpërdrejt me aksidentin.

“Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë, duke lënë të hapur mundësinë e shkaqeve të tjera që çuan në këtë fund tragjik.

Varrimi i të riut Ideal Halabaku do të bëhet sot, e hënë, në orën 18:00, në varrezat e qytezës së Pozheranit, sipas njoftimit të familjes. Kjo humbje e parakohshme ka lënë pas dhimbje të thellë në familje dhe në komunitet.