Sot hyjnë në fuqi tarifat e reja të rrymës, këtu mund ta llogarisni faturën

09.02.2022

Ndërkaq, këto ndryshime të tarifave të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi nga sot e do të zgjasë së aplikuari deri më 31 mars të vitit të ardhshëm (2023). ZRRE pas miratimit të tarifave të reja të rrymës, ka bërë të ditur se ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kWh energji elektrike do të […]

Sot hyjnë në fuqi tarifat e reja të rrymës, këtu mund ta llogarisni faturën Foto: Ilustrim

Ndërkaq, këto ndryshime të tarifave të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi nga sot e do të zgjasë së aplikuari deri më 31 mars të vitit të ardhshëm (2023).

ZRRE pas miratimit të tarifave të reja të rrymës, ka bërë të ditur se ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kWh energji elektrike do të përballen me shtrenjtim të faturës.

Prandaj, këta konsumatorë që do të shpenzojnë mbi 800 kWh do të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë, kurse për tarifën e lartë do të paguajnë 12.52 centë.

Gjithashtu, konsumatorët që do të shpenzojnë rrymë deri në 800 kWh, të njëjtit nuk do të faturohen me çmimin e ri, ndërsa ata që do ta kalojnë shpenzimin e energjisë elektrike mbi 800 kWh, faturimi me çmimin e ri do t’iu llogaritet vetëm ajo sasi e harxhuar mbi këtë vlerë.

“Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët jo familjarë, në kuadër të Shërbimit Universal do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar. Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kWh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kWh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 cent dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi me datë 9 shkurt 2022 dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023”, ka njoftuar ZRRE’ja.

Kalkulatori përmes së cilit mund ta llogarisni sa do t’ju vijë fatura

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) gjatë ditës së djeshme pas miratimit të tarifave të reja të energjisë elektrike ka publikuar ehde një kalkulator, ku përmes tij qytetarët mund të informohen se sa do t’ju vijë fatura në fund të muajit, duke i shënuar kWh të shpenzuar në A1 dhe A2.