Sot 26 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Xhemajl Fetahaj

31.05.2025

Sot shënohen 26 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Xhemajl Fetahaj.

Xhemajl Fetahaj lindi në Raushiq të Pejës dhe ra dëshmor më 31 maj 1999, gjatë luftimeve të ashpra që u zhvilluan në kufirin shqiptaro-shqiptar në Koshare.

Ai ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe një luftëtar i palëkundur i radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Për trimërinë dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për liri, Xhemajl Fetahaj është shpallur hero i Kosovës.

Sot, në 26-vjetorin e rënies së tij, kujtojmë me nder dhe respekt sakrificën sublime të Xhemajl Fetahajt dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Lavdi dëshmorit Xhemajl Fetahaj!