S’ka depolitizim të arsimit, përderisa drejtorët e shkollave emërohen nga kryetarët e komunave

03.06.2021

Është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën deputetët po debatojnë në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19. Deputeti i Kuvendit të Kosovë nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se nuk mund të ketë depolitizim të arsimit, përderisa drejtorët e shkollave emërohen nga […]

S’ka depolitizim të arsimit, përderisa drejtorët e shkollave emërohen nga kryetarët e komunave

Është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën deputetët po debatojnë në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Deputeti i Kuvendit të Kosovë nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se nuk mund të ketë depolitizim të arsimit, përderisa drejtorët e shkollave emërohen nga kryetarët e komunave.

“Nuk ka depolitik të arsimit derisa kryetarët e komunave i emërojnë drejtorët në shkolla. Nuk mundesh me prit një cilësi më të fortë kur drejtorët e shkollave janë të emëruar politik. PDK i ka përmirësua pagat mësimdhënësit.

Cila është mbështetja që nesër qeveria ka me bë për studentët ata nuk i kanë 5 euro me pagua internetin, ka nxënës që nuk kanë pasur telefon të mençur dhe ky është qëllimi i këtij debati”.

Haxhiu e dha këtë deklaratë në seancën ku Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19.

Ndryshe edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka kërkuar nga qeveria, që prioritet të ketë arsimin.

Etiketat

Ofertat e fundit