Situata në veri të Kosovës, 58% e keqinformimeve janë publikuar nga mediat në gjuhën shqipe

18.07.2023

Të martën në Prishtinë hibrid.info, anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve “International Fact Checking Network” (IFCN) dhe i mbështetur nga “National Endowment for Democracy” (NED), ka publikuar raportin “Prapa Ekraneve: Raport vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ”, raporton Ekonomia Online.  Në raport theksohet se veriu i Kosovës me 10% ka qenë tema kryesore […]

Situata në veri të Kosovës, 58% e keqinformimeve janë publikuar nga mediat në gjuhën shqipe Foto: Ilustrim

Të martën në Prishtinë hibrid.info, anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve “International Fact Checking Network” (IFCN) dhe i mbështetur nga “National Endowment for Democracy” (NED), ka publikuar raportin “Prapa Ekraneve: Raport vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ”, raporton Ekonomia Online. 

Në raport theksohet se veriu i Kosovës me 10% ka qenë tema kryesore mbi të cilën janë krijuar dhe shpërndarë keqinformata nga medie të ndryshme. Nëse veriut i shtohet edhe tema e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë 4%, atëherë të dyja këto bashkë përbëjnë 14% të publikimeve gjatë këtyre gjashtë muajve.

Në pikëpamje statistikore, 58% keqinformimeve për veriun janë krijuar e shpërndarë nga publikuesit në gjuhën shqipe dhe 39% nga mediat në gjuhën serbe.

Shkëlzen Osmani nga hibrid.info, tha se monitorimi gjatë këtij gjashtëmujori tregon se temat politike kanë mbizotëruar duke qenë fusha më e trajtuar nga mediet në gjuhën shqipe 60% e serbe 37%, të cilët kanë krijuar dhe shpërndarë përmbajtje keqinformuese për zhvillimet politike në Kosovë.

Ai ka sqaruar se dinamika e ngjarjeve në veri të Kosovës ka dominuar në artikujt e publikuesve në gjuhën shqipe me 58% dhe serbe 39%.

“Veriu i Kosovës shfrytëzohet dukshëm nga mediat ne gjuhën serbë (krahas atyre në gjuhën shqipe) sa i përket përmbajtjeve keqinformuese për Kosovën”.

Sipas tij, çështjet sociale janë tema dytë më e trajtuar kryesisht nga publikuesit në gjuhën shqipe.

Ai ka sqaruar se vërehet tendenca e publikuesve në gjuhën shqipe për të krijuar më shumë përmbajtje të vlerësuara si “lajm i rremë”, “mashtrim’ dhe “gabim” ku trajtohen përmbajtje sociale, kronika dhe politika. Ndërsa, mediat në gjuhën serbe kryesisht kanë publikuar “dezinformata”, “teori konspirative”, “manipulim të fakteve” dhe “përmbajtje të paverifiuar” të artikujve për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë.

“Në këtë periudhë kane mbizotëruar publikimet ne fushën politike me 25% dhe pas tyre renditen përmbajtjet në fushën sociale me 21%, ku dallimi mes tyre është prej 4%. Publikimet shtrembëruese me tematikë politike, të shpërndara nga mediat në gjuhën shqipe dhe serbe, kanë trajtuar më së shumti marrëdhëniet Kosovë- Serbi, veriun e Kosovës, komunat me shumicë serbe në Kosovë, pretendimet e pabaza të mediave serbe. se komuniteti serb në Kosovë është nën kërcënime të institucioneve të Kosovës, se po përgatit plan për dëbim të serbëve nga veriu i Kosovës etj”.

“Gjetjet e monitorimit tregojnë se në muajin qershor 2023 asnjëra prej këtyre dy kategorive nuk ishte në vendin e parë, për shkak se lajmet e rreme ishin në vendin e parë 24%, dezinformatat në të dytin 19%, pasuar nga përmbajtjet e paverifikuara me 15%. Përmbajtjet keqinformuese që kanë marrë vlerësime të tjera në ketë gjashtëmujor përfshijnë kategorinë “Lajm i rremë” 13%, “Mashtrim” 12%, “Përmbajtje e paverifikuar 10% dhe kategori të tjera”.

Muhamet Harjullahu, kryerdakotr në “Telegraf”, tha se në vend ka shumë media profesioanle, por që ka pasur tendencë që të çorientohet publiku nga lajmet për dialogun me Serbinë.

Sipas tij, duhet të bëhen publik ata që shpërndajnë dezinformata në mënyrë që të kontribuohet për informim të saktë.

Në diskutim u kërkuar që të miratohet Ligji i ri për Komisionin e Pavarur për Media duke përfillur rekomandimet e Komisionit Evropian të përsiatura ndër vite.