Situata në pikat kufitare të Kosovës, deri dy orë pritje në Merdarë

22.08.2022

Edhe mëngjesi i ditës së sotme në disa prej pikë kalimeve kufitare të vendit, sidomos në dalje, është më i ngarkuar dhe janë shkaktuar kolona e pritje më të gjata. Në dalje të pikës kufitare të Merdarit, qytetarët po presin deri në 1 orë e 40 minuta, ndërsa kolona e krijuar është rreth 1200 metra. […]

Situata në pikat kufitare të Kosovës, deri dy orë pritje në Merdarë Foto: Ilustrim

Edhe mëngjesi i ditës së sotme në disa prej pikë kalimeve kufitare të vendit, sidomos në dalje, është më i ngarkuar dhe janë shkaktuar kolona e pritje më të gjata.

Në dalje të pikës kufitare të Merdarit, qytetarët po presin deri në 1 orë e 40 minuta, ndërsa kolona e krijuar është rreth 1200 metra.

Po në këtë pikë kufitare pritjet për hyrje janë fare të shkurta dhe nuk zgjasin më shumë se 5 minuta, ndërsa nuk ka kolona fare.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritje të gjata në dalje ka edhe te Dheu i Bardhë.

Në këtë pikë kufitare pritjet janë prej 40 minuta deri në 1 orë, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 150 metra.

Sa i përket pikave tjera kufitare, fluksi i daljes është më i vogël. Kryesisht hyrja është 3 deri në 5 minuta, ndërsa dalja është 5 deri në 10 minuta.

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Glloboqicë03-0503-050000
Stançiq03-0503-050000
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-050000
Bërnjak05-1005-100000
Vërmicë03-0503-050000
Hani i Elezit03-0503-050000
Jarinje05-1005-100000
Mutivodë05-1005-100000
Muçibabë05-1005-100000
Dheu i Bardhë03-0560-7000500
Merdarë03-05100-120001000-1200