Situata me zjarret në Kosovë mbetet shqetësuese – 15 vatra aktive në disa komuna

08.07.2025

Agjencia për Menaxhim Emergjent (AME) ka bërë të ditur se situata me zjarret në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, me gjithsej 15 vatra aktive në zona fushore dhe malore në disa komuna të vendit.

Situata me zjarret në Kosovë mbetet shqetësuese – 15 vatra aktive në disa komuna Foto: Ilustrim

Zjarret janë përhapur në Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Gjakovë, Klinë, Leposaviq, Podujevë dhe Novobërdë, ku ekipet e zjarrfikësve dhe policisë po punojnë për vënien nën kontroll të tyre.

Në fshatin Llaushë të Skenderajt, situata paraqitet më e rënduar, ku ndërhyrja është bërë edhe nga ajri me helikopter të KFOR-it, për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit.

Në Komunën e Klinës, zjarri është aktiv në pjesë malore të vështira për qasje, ndërsa në Podujevë janë regjistruar katër vatra aktive në fshatrat Batllavë, Belloshë dhe Hërticë.

Sipas AME-së, disa vatra janë lokalizuar një ditë më parë në Malishevë, Shtime dhe Podujevë, por rreziku mbetet i lartë dhe situata po monitorohet vazhdimisht.

Deri më tani nuk raportohet për humbje jete, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

AME apelon tek qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë, të raportojnë çdo vatër zjarri në numrat emergjentë 112, 193, 192, dhe çdo person të dyshuar për zjarrvënie.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More