Situata me COVID-19, Kurti fton në takim kryetarët e komunave

31.08.2021

Situata e përkeqësuar me pandeminë COVID-19, ka bërë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të ftojë në takim kryetarët e komunave. Bëhet fjalë për takim urgjent, të cilin shefi i Qeverisë, e ka kërkuar për të diskutuar me kryetarët, rreth pandemisë dhe situatës së krijuar. Në takimin e thirrur nga Kurti, përveç kryetarëve të komunave, […]

Situata me COVID-19, Kurti fton në takim kryetarët e komunave Foto: Ilustrim

Situata e përkeqësuar me pandeminë COVID-19, ka bërë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të ftojë në takim kryetarët e komunave.

Bëhet fjalë për takim urgjent, të cilin shefi i Qeverisë, e ka kërkuar për të diskutuar me kryetarët, rreth pandemisë dhe situatës së krijuar.

Në takimin e thirrur nga Kurti, përveç kryetarëve të komunave, pritet të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Takimi mes tyre pritet të mbahet në ambientet e Qeverisë së Kosovës.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se takimi do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:00.

Se gjendja me pandeminë është alarmante, tregojnë të dhënat ditore nga MSh-ja dhe IKShPK-ja, ku vetëm dje u konfirmuan 932 raste pozitive si dhe u regjistruan 20 raste të vdekjes nga ky virus.