Sindikata e Policisë kërkon sigurim shëndetësor e jetësor

15.04.2022

Tjetër rast, ku është rrezikuar jeta e policisë, sipas sindikatës është edhe zjarri që ndodhi në një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, ku policët reaguan sipas tyre, të parët në vendin e ngjarjes. Pas këtyre rasteve, Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga institucionet e vendit që ta kthejnë vëmendjen […]

Sindikata e Policisë kërkon sigurim shëndetësor e jetësor Foto: Ilustrim

Tjetër rast, ku është rrezikuar jeta e policisë, sipas sindikatës është edhe zjarri që ndodhi në një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, ku policët reaguan sipas tyre, të parët në vendin e ngjarjes.

Pas këtyre rasteve, Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga institucionet e vendit që ta kthejnë vëmendjen kah policia e të reflektrojnë për kërkesat e tyre.

“Këto janë rastet më të freskëta që Institucionet e Republikës së Kosovës t’a kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës dhe të reflektojnë me urgjencë që t’a përmirësojnë mirëqenien dhe ti plotësojnë kërkesat dhe nevojat për Policinë e Kosovës siç janë: Sigurimi shëndetësor dhe jetësor si dhe kushtet e punës”, thuhet në komunikatën e sindikatës.

Sipas tyre, sindikata është duke punuar dhe ka dhënë alternativa për plotësimin e kushteve që i kanë kërkuar, teksa ka falënderuar Policinë e Kosovës për guximin e treguar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.