Siguria në vend, Kosova renditet e treta në botë dhe e para në Evropë

23.09.2025

Raporti më i ri ndërkombëtar Gallup Global Safety Report 2025, i publikuar në fillim të muajit shtator, ka renditur Kosovën ndër vendet më të sigurta në botë, duke e pozicionuar të tretën në nivel global dhe të parën në Evropë për ndjenjën e sigurisë së qytetarëve dhe besimin ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.

Siguria në vend, Kosova renditet e treta në botë dhe e para në Evropë Foto: Ilustrim

Sipas raportit, Kosova ka arritur rezultat 94 pikë nga 100 në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, duke u renditur menjëherë pas Taxhikistanit (97 pikë) dhe Singaporit (95 pikë) si tre vendet më të sigurta në botë.

Ky rezultat e bën Kosovën vendin më të sigurt në Evropë, duke lënë pas shtete të zhvilluara si Islanda, Norvegjia, Austria dhe Zvicra, njofton Policia e Kosovës.

Po ashtu, raporti thekson se 89% e qytetarëve të Kosovës ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën në zonën ku jetojnë, përqindje që e vendos Kosovën në mesin e vendeve me nivelin më të lartë të perceptimit të sigurisë në botë dhe në Evropë.

Këto rezultate janë të lidhura ngushtë edhe me përkrahjen e vazhdueshme që Policia e Kosovës gëzon nga institucionet vendore dhe partnerët strategjikë ndërkombëtarë si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me institucionet tjera të sigurisë, të cilat së bashku krijojnë një sistem gjithëpërfshirës për garantimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Ky vlerësim ndërkombëtar është një dëshmi e qartë e përkushtimit të Policisë së Kosovës në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, forcimin e bashkëpunimit e partneritetit me komunitetin  dhe rritjen e besimit të qytetarëve në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe pronës, ofrimin e sigurisë dhe shërbim sa më  profesional, efektiv dhe llogaridhënës për të gjithë qytetarët pa dallim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More