Shtyhet aktiviteti i pastrimit të qytetit, qytetarët ftohen më 23 prill

21.04.2026

Aktiviteti i pastrimit i planifikuar të mbahej më 22 prill në Suharekë është shtyrë për një ditë më vonë, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të shiut.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se aksioni do të zhvillohet më 23 prill, duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në një ambient më të pastër.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për të gjitha ekipet vullnetare që janë angazhuar dhe janë lajmëruar për këtë aktivitet, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për komunitetin.