Shqipëria sot nikoqire e Samitit të Berlinit, kryeministri Kurti sot do të takohet me kancelarin Scholz

16.10.2023

Sot në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku do të bashkohen udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit me qëllim promovimin e dialogut politik, bashkëpunimi dhe […]

Shqipëria sot nikoqire e Samitit të Berlinit, kryeministri Kurti sot do të takohet me kancelarin Scholz Foto: Ilustrim

Sot në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku do të bashkohen udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit me qëllim promovimin e dialogut politik, bashkëpunimi dhe pajtimi në rajon, afrimi me BE-në, ku vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë anëtarësimin në bllok.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës ku do të merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. “Në margjina të samitit, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Kancelari gjerman Olaf Sholz dhe presidenti Makron do të jenë pjesë e këtij Samiti.

Shqipëria do të presë në 16 tetor, Samitin e Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.