Bizneset Vende Pune Ofertat

Shqipëria miraton rezolutën për Kosovën

Shqipëria miraton rezolutën për Kosovën

12.10.2023 Lajme

Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar rezolutën në mbështetje të Kosovës pas agresionit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit.

Rezoluta u miratua me 106 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe me një abstenim.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, tha se Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë përherë me Kosovën, në ditë të mira dhe në kohë të vështira.

“Kosova mbetet projekti i madh strategjik i Shqipërisë dhe po aq mbetet projekti i madh sovraniteti dhe integriteti territorial i saj”, tha ajo.

Edhe pse u dakordësua me mazhorancën socialiste për të dalë me një draft të përbashkët për Kosovën, Sali Berisha nuk i ndali akuzat ndaj kryeministrit Rama, shkruan Euronews Albania përcjell Klankosova.tv

“Unë garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si argat i Vuçiçit çdo ditë dhe çdo javë e muaj përpjekje për zbatimin e projektit të tyre të ndarjes së Kosovës. Ata kanë një qëllim dhe vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb”, tha Berisha.

Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha e kundërshtoi draftin e punuar mes Partisë Socialiste dhe grupit parlamentar demokrat, të drejtuar nga Gazment Bardhi, duke sjell në Kuvend 3 amendamente nga deputeti Kreshnik Çollaku.

 “Ky tekst me 3 fjali që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i përgjigjet aktit më të rëndë pas luftërave në Ballkan, një agresioni ushtarak ndaj veriut të Kosovës është një tekst që mua më turpëron. Ky është një tekst i cili mungon të përcjellë zërin e Shqipërisë në mbështetje të Kosovës”, deklaroi Çollaku.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Italia shteti i parë në Evropë që do t’i ekstradojë shtetasit e vet drejt Kosovës

Italia shteti i parë në Evropë që do t’i ekstradojë shtetasit e vet drejt Kosovës

Është finalizuar plotësimndryshimi i Traktatit për Ekstradim mes Kosovës dhe Italisë.

Në bazë të kësaj, shteti italian do të bëhet shteti i parë në Evropë që obligohet t’i ekstradojë shtetasit e vet drejt Kosovës, në rast të kryerjes së ndonjë vepre penale të ndëshkueshme me legjislacionin në fuqi.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu.

“Kjo marrëveshje bilatelare ka ardhur si pasojë e besimit të shtetit italian ndaj kushteve dhe trajtimit adekuat që ofron Shërbimi Korrektues i Kosovës për të gjithë të burgosurit pa dallim”, tha Sallahu.

“Falënderuam ambasadorin italian dhe ekipin e tij negociues për angazhimin dhe përkushtimin si dhe ndihmën e pakursyer në raport me Republikën e Kosovës, me fokus të veçant në luftimin e krimit dhe korrupsionit”, deklaroi ai.

48 baza ushtarake të Serbisë afër Kosovës, paralajmëron ministri kosovar i Mbrojtjes

48 baza ushtarake të Serbisë afër Kosovës, paralajmëron ministri kosovar i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci paralajmëroi rrezik të cenimit të sigurisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Në një intervistë për A2 CNN foli për bazat ushtarake serbe që janë të vendosur përgjatë kufirit, të cilat sipas tij janë një rrezik permanent.

“48 bazat të ushtrisë serbe ekzistojnë përgjatë kufirit. Janë në një distancë nga 300 m deri në 5 km brenda kufirit të Serbisë. Ato përbëjnë kërcënim. Bazat janë të drejtuar armiqësisht drejt territorit të Kosovës dhe janë 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë serbe të vendosura në jug të Serbisë. Këto janë në një distancë të shkurtër nga Kosova. Këto 3 brigada mbështesin 48 bazat operacionale. Këto lloj bazash vendosen në vende ku pritet një invazion. Këto baza presin një moment të volitshëm për Serbinë për të kryer aksione ushtarake, apo për të mbështetur një sulm si ai i Banjskës. Janë dikur 4000 trupa në këto baza, të pajisura me armatim dhe mjete për sulme ushtarake”, tha Maqedonci.

Sulmi në Banjskë, deri tash janë identifikuar 38 terroristë, Kosova kërkon ndihmë nga rajoni për hetimet

Sulmi në Banjskë, deri tash janë identifikuar 38 terroristë, Kosova kërkon ndihmë nga rajoni për hetimet

Prokuroria në Bosnje e Hercegovinë tha se ka pranuar një parashtresë nga institucionet e Kosovës për të hetuar origjinën e armëve të konfiskuara në Banjskë.

Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, një grup terrorist sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic.

Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Në ditët pas sulmit, policia e Kosovës konfiskoi një sasi të madhe armësh në Banjskë, për të cilat tha se janë prodhim i fabrikave serbe dhe ish-jugosllave.

Në përgjigjen e Prokurorisë së Bosnjës dërguar REL-it thuhet se “informacionet e disponueshme paraprake tregojnë se nuk bëhet fjalë për armë të mbetura nga lufta në Bosnje e Hercegovinë”.

“Ndoshta bëhet fjalë për armë të prodhimit më të vonshëm, që nuk janë me prejardhje nga Bosnja. Por, përmes Institutit të bashkëpunimit ndërkombëtar, do të kryhen të gjitha aktivitetet e nevojshme për t’i përcaktuar me siguri të gjitha detajet”, tha Prokuroria e Bosnjës.

Në Prokurorinë Speciale të Kosovës konfirmuan se kanë kërkuar bashkëpunim nga disa shtete të rajonit në lidhje me hetimet e sulmit në Banjskë.

Qeveria e Kosovës e akuzon Serbinë për këtë sulm, por Serbia zyrtare e mohon përfshirjen.

Nga ky vend thonë se janë duke bërë hetime të ndara të sulmit.

Në një deklaratë dhënë REL-it në fillim të këtij muaji, Prokuroria e Bosnjës tha, po ashtu, se nuk ka iniciuar ndonjë hetim mbi pretendimet e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd se Millan Radoiçiq, ish-kryetar i Listës Serbe në Kosovë, ka siguruar armë, municion dhe eksplozivë nga Tuzlla për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Në Prokurorinë e Bosnje dhe Hercegovinës nuk kemi marrë asnjë raport nga organet policore për veprën e mundshme kriminale dhe autorët; nuk kemi marrë asnjë informacion nga institucionet e vendeve fqinje, kështu që nuk ka pasur urdhër për kryerjen e ndonjë hetimi”, tha më 6 nëntor Boris Grubeshiq, zëdhënës i Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës.

Muajin e kaluar, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se Radoiçiq akuzohet për sigurimin e armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në verilindje të Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari i këtij viti deri më 24 shtator.

Sipas Prokurorisë serbe, armët i janë dorëzuar në territorin e Beogradit, nga ku i ka transportuar dhe fshehur në objekte të braktisura dhe pyje në Kosovë.

Ministri i Brendshëm i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Ramo Isak, i hodhi poshtë akuzat nga Serbia, po ashtu.

Vetë Radoiçiq, përmes një letre publike më 29 shtator, pranoi se “personalisht” ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Ai mohoi përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore të Serbisë në sulm.

Ai, po ashtu, nuk i pranoi veprat, me të cilat e ngarkoi Prokuroria e Beogradit.

Radoiçiq u lirua nga mbajtja në Serbi, por iu konfiskuan dokumentet.

Deri ku arritën hetimet?

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se po bën hetime intensive në lidhje me sulmin e 24 shtatorit.

Sipas burimeve të REL-it në polici, deri më tash janë identifikuar 38 persona që kanë qenë pjesë e grupit terrorist në Banjskë. Prej tyre, 31 kërkohen për t’u arrestuar.

Për personat që tashmë janë në paraburgim në Kosovë, e që janë disa, janë duke u ekzaminuar të gjitha provat, sipas burimeve.

Një zyrtar policor tha se “po hetohen provat që janë gjetur në vendin e ngjarjes”.

Në Prokurorinë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut i thanë REL-it se, deri më tash, nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë nga Kosova për ndihmë në hetime.

“Nuk e përjashtojmë mundësinë që ndihma e tillë të jetë kërkuar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme deri te Ministria e Drejtësisë, por në Prokurori ende nuk ka diçka të tillë. Për sa i përket asaj se çfarë ndihme mund të ofrojmë, ne mund të ofrojmë ndihmë për persona konkretë nëse eventualisht kërkohet një gjë e tillë”, thanë nga Prokuroria në Shkup.

Sulmi në Banjskë nxiti shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon, ndërsa bashkësia ndërkombëtare i bëri thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që t’u kthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

BE-ja tha se Kosova ka mandat ta hetojë sulmin në Banjskë, ndërsa nga Serbia kërkoi që të bashkëpunojë pa kushte./REL/

Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë