Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka një thirrje për të gjithë nënpunësit e tyre

12.04.2021

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës përmes një njoftimi u bënë thirrje të gjithë përpunuesve dhe pikave grumbulluese të qumështit që të grumbullojnē të gjithë sasinë e qumështit dhe t’i ruajnë fermerët në mënyrë që pas pak kohe të mos ketë mungesë të prodhimeve në treg. Kjo sipas tyre për shkak se bazuar në premtimet e […]

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka një thirrje për të gjithë nënpunësit e tyre Foto: Ilustrim

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës përmes një njoftimi u bënë thirrje të gjithë përpunuesve dhe pikave grumbulluese të qumështit që të grumbullojnē të gjithë sasinë e qumështit dhe t’i ruajnë fermerët në mënyrë që pas pak kohe të mos ketë mungesë të prodhimeve në treg.

Kjo sipas tyre për shkak se bazuar në premtimet e fushatës elektorale, Qeveria e Kosovës pritet që të ndërmarrë masa që kanë të bëjnë me Industrinë e Qumështit.

Sipas tyre këto masa të cilat pritet të ndërmirren do të ndikojnë në rritjen e menjëherëshme të kërkesave për produktet vendore të qumështit.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në premtimet gjatë fushatës elektorale, Qeveria e Kosovës pritet që shumë shpejt të ndërmarrë masa që kanë të bëjnë edhe me Industrinë e Qumēshtit. Masat të cilat pritet të ndërmirren do të ndikojnë në rritjen e menjëhershme të kërkesave për produktet vendore tē qumështit.

Në këtë kontektst ju bëjmë thirrje të gjithë përpunuesve dhe pikave grumbulluese të qumështit që të grumbullojnē të gjithë sasinë e qumështit, dhe t’i ruajnë fermerët, në mënyrë që pas pak kohe të mos ketë mungesë të prodhimeve në treg.

Pritjet janë reale, që sipas parashikimeve kërkesat në tregun vendor mund të dyfishohen pothuajse menjëherë.

Gjithashtu është me rëndësi që çmimi i grumbullimit tek fermerët (çmimi që ju paguhet fermerëve) mos të jetë më i vogël se 30 cent, për qumështin që i plotëson kriteret e kualitetit ashtu siç ka kërkuar edhe kryeministri i Kosovës sepse të gjithē jemi të vetëdijshem se nën këtë çmim fermerët e kanë të vështirë mbijetesën, sidomos tani që kemi ngritje të të gjitha inputeve për prodhim.