Shoqata e Mullisëve paralajmëron shtrenjtim të miellit deri në 60 euro për 100 kg

08.03.2022

Kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu, paralajmëron shtrenjtim të miellit edhe në Kosovë deri në 60 euro për 100 kg. “100 kilogram ende jemi duke e shitur për 52. Këtë që po e shesim tash jemi tu e shit prej rezervave tona përndryshe importi ka hip shumë”, tha ai për RTK’në. Zejnullahu […]

Shoqata e Mullisëve paralajmëron shtrenjtim të miellit deri në 60 euro për 100 kg Foto: Ilustrim

Kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu, paralajmëron shtrenjtim të miellit edhe në Kosovë deri në 60 euro për 100 kg.

“100 kilogram ende jemi duke e shitur për 52. Këtë që po e shesim tash jemi tu e shit prej rezervave tona përndryshe importi ka hip shumë”, tha ai për RTK’në.

Zejnullahu paralajmëroi edhe për shtrenjtim të bukës deri në 50 cent në tërë vendin.

Në vend janë shtrenjtuar edhe karburantet, si dhe shumë produkte të tjera bazike si sheqeri e vaji.