Kryetari i BSPK-së: Paga minimale të rritet minimumi 300 euro

26.06.2021

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, e që si pasojë e pandemisë shumë qytetarë humbën edhe vendin e tyre të punës. Tashmë shkalla e papunësisë në vendin tonë është rritur në mbi 40 përqind, e kjo si pasojë edhe e pandemisë. Kështu ka […]

Kryetari i BSPK-së: Paga minimale të rritet minimumi 300 euro Foto: SuharekaOnline

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, e që si pasojë e pandemisë shumë qytetarë humbën edhe vendin e tyre të punës.

Tashmë shkalla e papunësisë në vendin tonë është rritur në mbi 40 përqind, e kjo si pasojë edhe e pandemisë.

Kështu ka vlerësuar kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini.

Ajdini ka thënë rritja e papunësisë dhe skemave sociale ka ndodhur edhe për shkak të pandemisë, me ç’rast humbën vendin e punës rreth 10 përqind e punëtorëve në sektorin privat.

Po ashtu kryetari i BSPK-së në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për mos rritjen e pagës minimale nga Qeveria Kurti, e që kjo ishte edhe një premtim nga partia e kryeministrit Kurti gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Konsideroj që problem social i punëtorëve është mjaft i theksuar dhe papunësia është po ashtu mjaft e theksuar, mbi 34 përqind, por mund të themi që është edhe më tepër mbi 40 përqind, për arsye që gjatë pandemisë punëtorët i kanë humbur vendet e punës. Dhe për fat të keq kjo ka ndikuar në rritje të varfërisë apo social.

Ajdini ka thënë se për fat të keq kjo qeveri ende nuk e ka realizuar premtimin për ngritjen e pagës minimale.

Po ashtu ai ka thënë se po kërkon nga Qeveria e Kosovës njohjen e stazhit të punës për të gjithë ata persona që u larguan nga puna gjatë viteve të 90’ta.

Për çështjen e pagës minimale, kryetari i BSPK-së, Ajdini, thotë se për fat të keq kjo qeveri ende nuk ka realizuar premtimin për ngritjen e kësaj page.Kreu i BSPK-së po kërkon nga Qeveria Kurti edhe njohjen e stazhit të punës për të gjithë ata që u larguan nga puna gjatë viteve të 90-ta.

“Konsideroj që paga minimale duhet të jetë minimumi 300 euro edhe pse ne kërkojmë 350 euro.

“E kuptojmë qeverinë që problemet nuk mundet t’i zgjidhë brenda natës, por ne konsiderojmë që paga minimale të jetë 300 euro. Kështu që ende nuk ka filluar edhe ajo pagë e cila është premtuar që do të jetë 250 euro, për fat të keq jemi duke pritur.

Po ashtu jemi duke pritur të realizohet një takim me kryeministrin Kurti që t’i diskutojë disa probleme… A jeni takuar ende me Kurtin? Për fat të keq jo, edhe pse kam bërë një kërkesë për një takim për ta bërë një hap të parë për rregullimin e çështjes së punëtorëve apo të fillojmë nga skema pensionale”, ka thënë kryetari i BSPK-së.

“Unë nuk kërkoj më tepër veçse të njihet përvoja e punës që me mundur punëtorët me arrit atë 15-vjetshin, e cili sot është pengesë për realizimin e pensionit të plotë”, shprehet Ajdini.